Nr. 001 Punë & Karrierë

Model CV në shqip

Model CV në shqip me strukturën e njohur evropiane: të dhënat personale, përvoja, arsimi, gjuhët (A1–C2) dhe aftësitë. Shkarkoje në Word ose plotësoje online.

Pamje paraprake: Model CV në shqip

Rreth modelit

Ky model është për këdo që aplikon për punë, praktikë ose studime dhe do një CV të qartë, në shqip. Ka seksionet që kërkojnë zakonisht punëdhënësit: të dhënat personale, profili i shkurtër, përvoja e punës, arsimi, gjuhët me nivelet A1–C2 dhe aftësitë dixhitale.

Mund ta shkarkosh në Word dhe ta plotësosh vetë, ose ta krijosh online te krijuesi i CV-së, ku e shkarkon në PDF ose Word, në shqip ose anglisht.

Si ta personalizosh

Hape skedarin në Word ose Google Docs.
Zëvendëso tekstin shembull me të dhënat e tua dhe fshi seksionet që nuk të duhen.
Ruaje si PDF para se ta dërgosh.