Nr. 003 Punë & Karrierë

Letër rekomandimi

Model letre rekomandimi për punë ose studime, në shqip. Shkarkoje në Word ose krijoje online, në shqip ose anglisht.

Pamje paraprake: Letër rekomandimi

Rreth modelit

Letrën e rekomandimit e shkruan dhe e firmos dikush që të njeh nga puna ose studimet: drejtuesi, pedagogu ose një koleg. Shpesh ata i kërkojnë kandidatit t’ua përgatisë vetë draftin.

Mund ta shkarkosh në Word dhe ta plotësosh vetë, ose ta krijosh online te letra e rekomandimit, ku edhe mund ta plotësosh nga CV-ja.

Si ta personalizosh

Hape skedarin në Word ose Google Docs.
Ndrysho të dhënat e atij që e shkruan, të kandidatit dhe shembullin konkret.
Printoje dhe firmose, ose ruaje si PDF.