Politika e privatësisë
Përditësuar më 25 nëntor 2026
Kjo faqe shpjegon çfarë të dhënash përpunon modeli.al, pse, për sa kohë dhe çfarë të drejtash ke. Shkurt: nuk ka llogari, nuk të kërkojmë emër apo email për të shkarkuar, dhe ajo që shkruan te mjetet online mbetet në pajisjen tënde.
1. Kush është përgjegjës
Përgjegjës për përpunimin e të dhënave (kontrollues) është Modeli.al, Tiranë. Për çdo pyetje mbi privatësinë na shkruaj në info@modeli.al.
2. Mjetet online: CV, letra e motivimit, letra e rekomandimit
- Gjithçka që shkruan, përfshirë foton, përpunohet në shfletuesin tënd dhe ruhet vetëm në pajisjen tënde (në hapësirën lokale të shfletuesit, “localStorage”). Nuk dërgohet te serveri ynë dhe ne nuk e shohim.
- I fshin kur të duash me butonin “Fshi të dhënat” ose duke pastruar të dhënat e faqes te shfletuesi.
- Kur shkarkon një dokument, serveri merr vetëm një sinjal pa përmbajtje: llojin e dokumentit (p.sh. CV), formatin (PDF ose Word) dhe gjuhën. E përdorim për të numëruar shkarkimet çdo muaj.
- Skedari i punës (.json) që mund të shkarkosh ruhet aty ku e ruan ti.
3. Shkarkimet e modeleve
Numërojmë sa herë shkarkohet çdo model, që të dimë cilat janë më të dobishme. Që i njëjti person të mos numërohet disa herë brenda një dite, serveri krijon nga adresa IP, shfletuesi dhe modeli një kod të koduar në një drejtim (hash), nga i cili adresa IP nuk mund të lexohet. Ky kod fshihet vetë pas 24 orësh. Faqja nuk e ruan adresën IP në bazën e të dhënave. Ruhet vetëm numri total i shkarkimeve për çdo model dhe për çdo muaj.
4. Kërkimet
Fjalët që shkruan te kërkimi ruhen, pa adresë IP dhe pa asnjë të dhënë tjetër për ty, bashkë me numrin e rezultateve. I përdorim për të parë çfarë modelesh kërkohen dhe mungojnë. Mos shkruaj të dhëna personale te kërkimi.
5. Kontakti
Kur na shkruan, përdorim email-in dhe mesazhin tënd vetëm për të të kthyer përgjigje. Mesazhet i mbajmë 3 muaj dhe pastaj i fshijmë.
6. Të dhënat që regjistron serveri
Si pothuajse çdo faqe interneti, serveri i ofruesit tonë të hosting-ut, mywahosting, mund të regjistrojë automatikisht adresën IP, kohën, faqen e kërkuar dhe llojin e shfletuesit, për siguri dhe për funksionimin e faqes. Këto regjistra mbahen 30 ditë.
7. Cookies
Vizitorëve, modeli.al sot nuk u vendos cookies për statistika apo reklama. WordPress vendos cookies vetëm për përdoruesit që hyjnë në panelin e administrimit. Nëse në të ardhmen shtojmë statistika vizitash (p.sh. Google Analytics), do t’i aktivizojmë vetëm pasi të japësh pëlqimin, dhe do ta përditësojmë këtë faqe.
8. Shërbimet e jashtme
Disa modele hapen në Canva ose Google Docs. Kur klikon atë lidhje, kalon në faqen e atij shërbimi dhe zbatohen kushtet dhe politika e privatësisë së tij.
9. Mbi çfarë baze i përpunojmë
- Numërimi i shkarkimeve, statistikat e kërkimeve dhe regjistrat e serverit: interesi ynë i ligjshëm për ta mbajtur faqen të sigurt dhe për të ditur çfarë modelesh duhen.
- Mesazhet e kontaktit: kërkesa jote për të marrë përgjigje.
Të dhënat nuk i shesim dhe nuk ia japim askujt për reklama.
10. Të drejtat e tua
Sipas Ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, ke të drejtë të kërkosh të dish çfarë të dhënash kemi për ty, t’i korrigjosh, t’i fshish, të kundërshtosh përpunimin ose ta kufizosh atë. Na shkruaj në info@modeli.al. Ke të drejtë edhe të ankohesh te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (idp.al).
Për mjetet online, të dhënat janë vetëm në pajisjen tënde, ndaj i kontrollon dhe i fshin vetë.
11. Ndryshimet
Nëse ndryshon mënyra si përpunohen të dhënat, e përditësojmë këtë faqe dhe datën në krye.