Letër rekomandimi në shqip

Plotëso disa fusha dhe letra e rekomandimit shkruhet vetë, në shqip ose në anglisht. Shkarkoje në PDF ose Word. Pa llogari, dhe të dhënat nuk dërgohen askund.

Gjuha e letrës: Fjalitë e letrës kalojnë vetë në anglisht; ti përkthen vetëm tekstet e tua.

PDF: te dritarja që hapet zgjidh "Ruaj si PDF" (Save as PDF). Nëse në skaje shfaqen data ose adresa e faqes, hiq opsionin "Headers and footers". Për letër me firmë, shkarkoje në Word, printoje dhe firmose.

Pyetje të shpeshta

Kush e shkruan letrën e rekomandimit?

Ai që të njeh nga puna ose studimet: drejtuesi, pedagogu ose një koleg. Shpesh ata i kërkojnë kandidatit t’ua përgatisë vetë draftin. Në atë rast, plotëso fushat si t’i shkruante ai, dhe jepja ta lexojë e ta firmosë.

Çfarë duhet të ketë një letër rekomandimi?

Kush e shkruan dhe si e njeh kandidatin, për sa kohë, çfarë bënte, 3–4 cilësi dhe të paktën një shembull konkret. Mbaje brenda një faqeje.

A mund ta plotësoj nga CV-ja?

Po. Nëse e ke krijuar CV-në në modeli.al në këtë pajisje, zgjidh punën ose studimet dhe letra merr emrin, rolin, datat dhe detyrat.

Ku ruhen të dhënat?

Vetëm në shfletuesin e pajisjes tënde. modeli.al nuk i merr dhe nuk i ruan.