Letër motivimi në shqip
Plotëso disa fusha dhe letra e motivimit shkruhet vetë, në shqip ose në anglisht. Shkarkoje në PDF ose Word. Pa llogari, dhe të dhënat e tua nuk dërgohen askund.
PDF: te dritarja që hapet zgjidh "Ruaj si PDF" (Save as PDF). Nëse në skaje shfaqen data ose adresa e faqes, hiq opsionin "Headers and footers".
Pyetje të shpeshta
Çfarë duhet të ketë një letër motivimi?
Pozicionin për të cilin aplikon, çfarë di të bësh me shembuj konkretë, pse të intereson pikërisht kjo kompani dhe kur mund të fillosh. Mbaje brenda një faqeje.
A mund ta plotësoj nga CV-ja?
Po. Nëse e ke krijuar CV-në në modeli.al në këtë pajisje, letra merr emrin, kontaktet, profesionin dhe vitet e përvojës, dhe të lejon të zgjedhësh arritjet nga përshkrimet e punëve.
Ku ruhen të dhënat e mia?
Vetëm në shfletuesin e pajisjes tënde. modeli.al nuk i merr dhe nuk i ruan.
A mund ta ndryshoj tekstin?
Po. Shkarkoje në Word dhe ndrysho çdo fjali si të duash.