Krijo CV në shqip

Plotëso fushat dhe CV-ja krijohet vetë, në shqip. Shkarkoje në PDF ose Word. Nuk ka nevojë për llogari, dhe të dhënat e tua nuk dërgohen askund.

Gjuha e CV-së: Versioni anglisht ruan tekstet e tij më vete; versioni shqip nuk ndryshon.

PDF: te dritarja që hapet zgjidh "Ruaj si PDF" (Save as PDF). Nëse në skaje shfaqen data ose adresa e faqes, hiq opsionin "Headers and footers".

Hapi tjetër Letra e motivimit, e plotësuar me të dhënat e kësaj CV-je: emri, kontaktet, profesioni, vitet e përvojës. Arritjet i zgjedh nga përshkrimet e punëve.

Krijo letrën e motivimit

Të duhet edhe një letër rekomandimi? Mund ta përgatisësh nga kjo CV dhe t’ia japësh ta firmosë ish-drejtuesit ose pedagogut.

Pyetje të shpeshta

Ku ruhen të dhënat e mia?

Vetëm në shfletuesin e pajisjes tënde. modeli.al nuk i merr dhe nuk i ruan. Nëse pastron të dhënat e shfletuesit ose përdor një pajisje tjetër, puna nuk do të jetë aty. Për ta vazhduar diku tjetër, përdor “Ruaj skedarin e punës” dhe hape atë skedar te pajisja tjetër.

Si ta shkarkoj si PDF?

Shtyp “Shkarko PDF”. Te dritarja e printimit zgjidh “Ruaj si PDF” (Save as PDF) si printer.

A mund ta ndryshoj në Word?

Po. “Shkarko Word” krijon një skedar .docx që hapet dhe ndryshohet në Microsoft Word, Google Docs ose LibreOffice.

Si plotësohen nivelet e gjuhëve?

Nivelet shkojnë nga A1 (fillestar) deri në C2 (shumë i avancuar). Vlerëso veç dëgjimin, leximin, të folurit dhe të shkruarit. Nëse ke certifikatë gjuhe, përdor nivelin e saj.